Tragjedia ku humbën jetën 8 persona, Kupa e Afrikës merr një vendim

Ndeshja e ditës së dielë mes Kamerunit dhe Ishujve Komoros u kthye në një tragjedi ku humbën jetën 8 persona dhe gati 50 të tjerë u plagosën.

Kjo ndodhi për shkak të turmave të mëdha të njerëzve të mbledhura në dyert e stadiumit Olembe dhe tentativës së tyre për të hyrë brenda me forcë.

Tani, Konfederata e Futbolli Afrikan ka konfirmuar ndryshimin e stadiumit për ndeshjen çerekfinale që do të luhet ditën e dielë.

Sfida mes fituesve të Bregut të Fildishtë – Egjipt dhe Malavi – Marok, do të luhet në stadiumin Ahmadou Ahidjo. r.t/albeu.com

Shtuar 26.01.2022 09:22