Totti i “akordoi” 10-tën, por Dybala zgjodhi 21-shin, pse refuzoi argjentinasi fanellën historike te Roma?

Statusi i papunësisë për Dybala zgjati vetëm 18 ditë. Argjentinasi është lojtari i Romës tanimë, me bekimin e Tottit, me të cilin foli pak javë më parë.

Kapiteni legjendar ishte një nga sponsorët kryesore të tij. Megjithatë pas kalimit të Dybala te Roma, menjëherë u rrit interesi për numrin që do të mbante në fanellë.

Nuk zgjati shumë dhe argjentinasi konfirmoi se do mbante nurmin 21, duke falenderuar Matic që ia la pasi e mori pak ditë më parë.

Ditën e djeshme ka pasur një takim mes Mourinhos dhe Matic, me teknikun portugez që i ka kërkuar këtë  “favor” mesfushorit serb.

Dybala vendosi të mos merrte atë numër të rëndë që i përkiste kapitenit legjendar, por të zgjidhte atë numër që kishte fillimisht edhe te Juventusi.

“Duhet ta meritoj fanellën e  Tottit”, tha ai pas mbërritjes në Portugali.

Ndoshta nëse sezonin e ardhshëm gjerat do të shkojnë mirë, 10 mund të përfundojë në supet e tij./albeu.com