Tottenham ofertë zyrtare për sulmuesin kolumbian

Lutja e Antonio Conte për Tottenham Hotspur për të bërë disa nënshkrime duket se është dëgjuar nga bordi i klubit, pasi Spurs kanë bërë një ofertë zyrtare për të nënshkruar me anësorin e Porto, Luis Diaz.

Kolumbiani ka qenë i lidhur fort me një kalim te Liverpool gjatë kësaj merkatoje, por tani duket sikur Tottenham po udhëheq garën për nënshkrimin e tij.

Sipas gazetarit portugez Pedro Sepulveda, dhe i konfirmuar nga Fabrizio Romano, Spurs kanë bërë një ofertë për Luis Diaz me vlerë 45 milionë euro (37.6 milionë paund) plus shtesa.

 

Tani, Porto ka 48 orë për të vendosur nëse do të pranojë apo refuzojë ofertën e Tottenham./ h.ll/albeu.com

Shtuar 26.01.2022 09:35