Pas largimit të Mourinhos, Tottenham është duke u drejtuar nga ish-zëvëndësi i tij 29 vjeçar.
Një zgjedhje emergjente për të mbyllur sezoni, pasi sezoni i ardhshëm pritet ti gjejë “spurs” me një trajner të ri.
Mediat italiane raportojnë se Simone Inzaghi momentalisht është favorit për t’u ulur në stolin e Tottenham.
Inzaghi ka bërë një punë të mirë te Lazio për disa vite, dhe është duke refuzuar rinovimin me klubin lacial për shkak të ofertave nga Premier League.
Raportohet se drejtuesit e Tottenham kanë kontaktuar me agjentin e trajnerit dhe negociatat kanë filluar. /albeu.com/