“Topi i Artë 2024”, Vinicius Zhunior humbi 1 milionë euro

Sipas medieve braziliane Vinicius Zhunior ka humbur plot 1 milionë euro duke humbur garën me Rodrin për “Topin e Artë”.

“Globo” bën me dije se klauzolën e “Topit të Artë”, Vinicius e kishte futur në kontratën e re të firmosur me Realin pak muaj më parë.

Në kontratë thuhej se nëse Vinicius do të fitonte çmimin, i cili për herë të fundit është tërhequr nga një brazilian në 2007 (Kaka), atëherë lojtarit do të përfitonte nga Reali 1 milionë euro.

E njëjta klauzolë është vendosur edhe nga Karim Benzema kur firmosi kontratën e fundit me klubin madrilen.


Shtuar 29.10.2024 15:50