Toni Kroos ka sulmuar hapur Lothar Mathhaus, pasi ky i fundit ka thënë para disa ditësh se nuk do ta kishte zgjedhur mesfushprin e Real madrid në formacionin ideal të Gjermanisë.
Kroos është kundërpërgjigjur në podcast-in e vëllait të tij Felix:
Të lidhura
None found
“Me gjithë atë që thotë Lothar, ndoshtaduhet ta marrë si shenjë të mirë. Kemi shumë ekspertë në Gjermani, do të ketë akoma më shumë gjatë Europianit, do të ishte e lodhshme nëse do të shihja formacionin e secilit prej tyre. Të gjithë mund të bëjnë formacionin që duan”, ka thënë Kroos.
“Jam në një skuadër prej 11 vitesh dhe nuk jam unë që i bëj formacionet. Duhet vetëm të jemi të kënaqur që kemi shumë mesfushorë, nuk ka qenë gjithmonë kështu. E di shumë mirë se çfarë mund t’i jap skuadrës”.
Për Kimmich: “Është e qartë se mund të luajë shumë mirë në të dy pozicionet. Kjo do të varet edhe nga ekipi kundërshtar ose nga sistemi ynë. Joshua është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”.
