Raporti i Kombeve të Bashkuara: Në Etiopi njerëzit në krizë e rëndë urie

Shefi humanitar i Kombeve të Bashkuara Mark Loëcock ka thënë se në Etiopinë veriore njerëzit janë në krizë urie, pas lëshimit të një analize për situatën.

“Tani janë në krizë për bukë”, tha ai, duke shtuar se situata do të përkeqësohet, informon albeu.com.

Klasifikimi i Fazës së Integruar (IPC) zbuloi se 350,000 njerëz po jetonin në “krizë të rëndë” në rajonet e shkatërruar nga lufta.

IPC thotë se situata e ushqimit në rajon ka arritur nivelin e një “katastrofe”, të cilën e përcakton si uria dhe vdekja që prek grupe të vogla njerëzish të shpërndara në zona të mëdha, informon albeu.com.

“Një azhurnim i analizës IPC i kryer në Tigray dhe zonat fqinje të Amhara dhe Afar arrin në përfundimin se mbi 350,000 njerëz janë krizë të rëndë urie”, thotë raporti./albeu.com

Shtuar 10.06.2021 08:06