Tirana zyrtarizon trajnerin e ri, ai është Erbim Fagu

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tirana ka njoftuar zyrtarizimin e Fagut, i cili rikthehet tanimë te “bardheblutë” si trajner.

36-vjeçari Erbim Fagu, sëfundmi ka drejtuar në kategoritë e ulta në Holandë, ndërsa përballë një ofertë të tillë është shprehur i gatshëm për t’u rikthyer në Shqipëri.

Fagu ka qenë një ndihmë e madhe për Tiranën, gjatë sezonit 2021-2022 duke e ndihmuar ekipin e parë në rrugën drejt titullit kampion.

Tirana zyrtarizon kështu trajnerin e tretë brenda këtij sezoni, pas Orges Shehit dhe Julian Ahmatajt.


Shtuar 20.02.2024 13:00