Tirana fiton 100 mijë € nga gjyqi për Caken, FSHF nuk dorëzohet për Nedim Bajramin

Tirana është një nga klubet e goditura më rëndë nga gjyqet e humbura me lojtarët e klubet e tjerë për çështje transferimesh e pagash. Gjithsesi nga humbjet mëson dhe Tirana duket se këtë ka bërë.

Klinsman Cake la Tiranën dy vite më parë, kur ishte vetëm 19 vjeç dhe kaloi në Maqedoninë e Veriut, ku luan me shqiptarët e Struga Trim&Lum.

Nga ikja e tij Tiranën nuk mori asnjë para në këmbim. Pas kësaj bardheblutë e hodhën në gjyq klubin e Strugës dhe kanë arritur ta fitojnë. Ata do të marrin rreth 100 mijë euro taksë formimi, pasi FIFA i dha të drejtë.

Një lëvizje e zgjuar e bardhebluve, me Panorama Sport, që raporton se ata kanë kontraktuar një avokat grek, ekspert për të tilla çështje.

Halili do marrë fillimisht 50 mijë euro në dorë dhe më pas pjesën tjetër Struga do e paguajë në një moment të dytë. Ndërkohë ka zhvillime te FSHF për Nedim Bajramin.

Mesfushori ka luajtur me Zvicrën U21 pasi kishte mbushur 21 vjeç dhe FIFA e refuzoi kërkesën e Federatës për ta dokumentuar si lojtar të kombëtares.

Por duket se drejtuesit e qeverisë së futbollit tonë nuk do e lënë me kaq. Pritet që ata të ndjekin të gjitha shkallët e gjyqeve dhe të arrijnë deri në CAS me shpresën se Bajrami do marrë lejen të veshë fanellën kuqezi.

Sulmuesi i Sevilla, Munir El-Haddadi debutoi me Spanjën dhe më pas arriti të fitojë gjyqin për të kaluar te Maroku. Ky shembull është një argument për FSHF për të kërkuar Bajramin.

Shtuar 3.04.2021 09:04