Tirana zgjedh pasuesin e Erkand Karajt, Ioannis Diamantakos merr drejtimin e ekipit

Klubi Shumësportësh Tirana ka zyrtarizuar Ioannis Diamantakos si trajnerin e ri të skuadrës së basketbollit për meshkuj, menjëherë pas ndarjes së rrugëve me Erkand Karajn.

Tekniku grek, 51 vjeç, vjen me një eksperiencë të gjerë jashtë vendit. Angazhimi i tij i fundit ka qenë në krye të kombëtares së basketbollit për femra të Arabisë Saudite, ndërsa në të kaluarën ka punuar edhe në Greqi, Rumani, Palestinë dhe Liban.

Të lidhura

None found

Klubi bardheblu, përmes një njoftimi, bëri të ditur se ardhja e Diamantakos shënon nisjen e një etape të re për ekipin. Sipas Tiranës, trajneri i ri ka përvojë në drejtimin e klubeve profesioniste dhe përfaqësueseve kombëtare në Greqi, Rumani, Palestinë, Liban dhe Arabi Saudite.

Me filozofinë e tij të punës dhe profesionalizmin, Diamantakos pritet ta drejtojë skuadrën drejt synimeve të përcaktuara, me fokus zhvillimin e mëtejshëm të grupit, përmirësimin e paraqitjeve sportive dhe arritjen e rezultateve sa më të larta.

Tirana i ka uruar mirëseardhjen Ioannis Diamantakos, duke i dëshiruar suksese në aventurën e re me ngjyrat bardheblu.


MatbetjojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş