Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka bërë publike një fotografi nga takimi në Uashington mes ministrit Ferit Hoxha dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca.
Në një reagim në Facebook, Hoxha njoftoi se biseda është fokusuar te zhvillimet e fundit, temat e interesit të përbashkët dhe rrugët për thellimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Të lidhura
None found
Hoxha dhe Konjufca ndodhen në Uashington për takimin ministror që trajton rritjen e rrezikut nga terrorizmi politik. Aktiviteti është organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Në njoftimin e publikuar, Ministria bëri të ditur se në Uashington D.C., Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca.
Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi u diskutuan zhvillimet më të fundit, çështjet me interes të përbashkët dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës.
