Tirana nuk fal në transfertë, fiton ndaj Erzenit dhe rikthehet në katërshe

Ndeshja mes Erzenit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore” është mbyllur me triumfin e bardhebluve.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të Tiranës.

Golat për Tiranën u shënuan nga Abazaj dhe Jonuzi, me të cilat ekipi bardheblu mori 3 pikët.

Tirana rikthehet në Final 4 dhe shkon në kuotën e 46 pikëve, ndërsa Erzeni mbetet me 31 pikë në vendin e parafundit.


Shtuar 19.04.2024 17:05