Skënderbeu mposht Kukësin dhe shpreson te “Final 4”, verilindorët afër rënies nga Superiorja

Ndeshja mes Kukësit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore” është mbyllur me fitoren e korçarëve.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena”, përfundoi me triumfin 0-2 të Skënderbeut.

Të dy golat për Skënderbeun u shënuan nga Rashica, teksa pas këtij triumfi korçarët shkojnë në kuotën e 44 pikëve në vendin e 6-të.

Në krahun tjetër, Kukësi mbetet në vendin e fundit me 26 pikë, dhe është shumë pranë rënies në Kategorinë e Parë.


Shtuar 19.04.2024 17:05