Tirana dhe Laçi u përballën sot në kuadër të javës së katër të Abissnet Superiore, me kryeqytetasit që triumfuan me rezultatin e pastër, 2-0.
Edhe nuk pse rastet nuk munguan, rezultati i 45 minutave të para do të ishte i bardhë, 0-0.
Në pjesën e dytë, vendasit e kërkojnë më shumë golit dhe arrijnë të kalojnë në avantazh falë një autogoli të Roganovic në minutën e 53, ku meritë pati Redon Xhixha.
“Bardheblutë” do të shënonin edhe golin e dytë e të sigurisë në minutën e 75 të ndeshjes me të njëjtën si situatë si në golin e parë, këtë herë është Ignjatovic që dërgon topin në portën e tij.
Pas kësaj fitoreje, Tirana ngjitet përkohësisht në krye me 8 pikë, ndërsa Laçi thellon krizën e pozicionohet në vendin e 9 me vetëm 2 pikë.