Te Tirana nuk kanë kohë për të humbur dhe tashmë kanë nisur menjëherë me përgatitjet për derbin e kryeqytetit, sfidë që do të luhet në “Air Albania” ditën e premte duke nisur që nga ora 19:00. Një superndeshje e cila premton spektakël dhe që “mbërthen” tifozët.
Skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj vjen pas barazimit me Erzenin dhe ndaj demave kërkon fitoren e parë për këtë sezon në derbi. Nuk do të jetë aspak e lehtë pasi përballë do të kenë ish-trajnerin e tyre, Orges Shehin, i cili i njeh bardheblutë deri në rrënjë.
Gjithsesi ky nuk është “halli” i vetëm, pasi stafi i Tiranës është gjithë “sy e veshë” nga Kristan Abazaj. Ky i fundit pas sfidës me Erzenin theksoi se ndjen dhimbje dhe do të ketë një takim me mjekët e ekipet për të mësuar më shumë mbi gjendjen e tij. Në këto kushte Ahmataj “kryqëzon gishtat” që mjekët të japin “dritën jeshile” dhe lojtari të jetë gati për derbin e kryeqytetit. /newsport.al/