Timo Werner gjen akordin me klubin e njohur gjerman

Janë zbuluar detajet financiare të kalimit të Timo Werner nga Chelsea te RB Leipzig.

Klubi londinez do ta shesë sulmuesin 26-vjeçar për rreth 30-35 milionë euro plus bonuse.

Tani Leipzig po diskuton kohëzgjatjen e kontratës së tij me lojtarin. Të gjitha detajet e tjera të transferimit janë praktikisht dakord.

Sulmuesi luajti për Leipzig nga 2016 deri në 2020. Në 156 paraqitje për klubin, ai shënoi 90 gola dhe dha 40 asistime. /albeu.com/


Shtuar 7.08.2022 18:07

Tags: