Shpëtimi i Interit janë vetëm tifozët. Edhe pse drejtuesit kinezë prej muajsh po kërkojnë të shesin aksione të klubit, askush nuk po arrin t’u ofrojë një shumë që të zgjidhëe disa nga telashet financiare të zikaltërve… përveç tifozëve.
Një shoqëri e krijuar së fundmi nga tifozë të Interit e që quhet “Interspac”, ka paraqitur kërkesën që të blejë 30-40% të aksioneve të klubit. Ata kanë organizuar një mbledhje fondesh dhe kanë siguruar rreth 30 milionë euro deri tani. Këto aksione që do të blihen, në bazë të kontributeve do t’u shpërndahen tifozëve të Interit, që do të bëhen pjesë e vendimmarrjes në nivele të caktuara, duke iu përafruar sistemit gjerman të menaxhimit të klubeve ku edhe tifozët kanë zë.
Karlo Kotareli, drejtuesi i kësaj shoqërie, deklaroi se Suning është dakord dhe mediat italiane e kanë konfirmuar këtë qëndrim, duke theksuar se kështu klubi zikaltër do të zgjidhte edhe disa nga problemet financiare të tij. Tani pritet finalizimi i një marrëveshje të tillë që do të ishte risi për futbollin italian.