Tifozët e Interit nuk i ndalin protestat: Zhang, koha është duke mbaruar

Tifozët e Interit vazhdojnë me protesta drejtuar presidentit Steven Zhang dhe bordit për mos shitjen e sulmuesit Romelu Lukaku te Chelsea.

Ende nuk është marrëveshje e arritur, por Inter thuhet se do e pranojë propozimin prej 130 milionë euro.

Tifozët e Interit janë shumë të zemëruar dhe para stadiumit kanë vendosur një baner: “Zhang, koha është duke mbaruar”.

Ndërkohë, Gazzetta dello Sport, raporton se drejtorët Beppe Marotta dhe Piero Ausilio janë të gati të japin dorëheqje nëse ka protesta për shitjen e Lukakut, por kjo do ndodh në fundin e afatit kalimtar.

Shqetësimi i tifozëve nuk është vetëm që ylli i skuadrës do shitet, por mbi të gjitha këto funde do jenë në klub dhe nuk do këtë investime në transferimet e reja.

Inter deri më tani ka shitur Achraf Hakimin te PSG-ja për 80 milionë euro, por vazhdojnë të kenë probleme financiare./


Shtuar 5.08.2021 23:07

Tags: ,