Tifozët e Barcelonës presin rinovimin, Messi e Suarez shijojnë pushimet në Ibiza (VIDEO)

Lionel Messi ende nuk e ka rinovuar kontratën me Barcelonën.

Ylli argjentinas gjendet në Spanjë, por jo në Barcelonë për ta rinovuar kontratën e tij.

Sipas “Deportes Cuarto”, Argjentinasi gjendet në ishullin, Ibiza bashkë me ish-bashkëlojtarin, Luis Suarez.

Messi po stërvitet individualisht dhe po pret sinjalin e Barcelonës për t’u rikthyer dhe për ta rinovuar kontratën, megjithatë ai do të vazhdojë pushimet e tij i papenguar derisa kjo të ndodhë.

33 vjeçari do ta nënshrkuajë kontratën e tij gjatë ditës së hëne me dy gusht dhe do të jetë në dispozicion të Ronald Koeman nga katër gushti, atëherë kur skuadra të kthehet nga Gjermania ku është duke zhvilluar ndeshjet parasezonale.


Shtuar 29.07.2021 15:46