Tielemans, i preferuari i Ancelottit për mesfushën e Real Madridit

Mesfushori i Licester City, Youri Tielemans është emri i cili preferohet më së shumti nga Carlo Ancelotti për mesfushën e Real Madridit.

Mësohet se tekniku italian ia bërë të ditur presidentit, Florentino Perez këtë dëshirë.

Los Blancos kanë një numër të madh të mesfushorëve në skuadër, por sipas Goal, ardhja e ish-mesfushorit të Monacos do të thoshte se Casemiro mund të largohet, me PSG që dëshiron me ngulm shërbimet e brazilianit.


Shtuar 2.10.2021 19:36