Dikur të dashuruar “deri në vdekje”, sot i riu nga Dibra i mori jetën të dashurës Ganeze! Mesazhet e dashurisë që ai përcillte (FOTO LAJM)

Klinton Pira 26-vjeç nga Dibra, para se të ndërmerrte aktin e rëndë të vrasjes së të dashurës së tij 31 vjeçare nga Gana, kishte postuar në rrjetin social Facebook, shumë foto më të dashurën e tij që i shoqëronte me mesazhe të shumta që shprehnin dashurinë ndaj saj.

“I bekuar, falënderoj Zotin që të solli në jetën time. Falenderoj Zotin çdo ditë që të solli në jetën time, të dua shumë bukuroshe”, janë disa prej mesazheve që ai shkruante në rrjet. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar çiftin në konflikt, që solli edhe këtë tragjedi të dyfishtë.

Kujtojmë se Jaësackie Jaboah u qëllua me thikë nga 26-vjeçari Klinton Pira në një banesë me qira ditore në katin e tetë të një pallati në rrugën Pjetër Budi në Tiranë. Gjatë kohës kur kjo e fundit ka zbritur poshtë për të kërkuar ndihmë, Pira është hedhur nga kati i tetë duke gjetur vdekjen.

Ndërsa 31-vjeçarja u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore por mundi t’u mbijetojë dot plagëve. Policia bën me dije se tashmë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com