“Ti dukesh si një humbës”, Van Persie tregoi se si e motivoi djalin e tij pas dështimit në Feyenoord

Një histori e shkurtër për motivimin e duhur nga Robin van Persie:

“Djali im Shaquille luan për Feyenoord. Skuadra luajti me Ajax U-14. Shaquille qëndroi në stol, nuk luajti.

Në makinë rrugës për në shtëpi, ai ishte i vrenjtur, pak i zhgënjyer. Ai u ankua, për lojtarët e tjerë, për trajnerin.

Dhe unë i them: “Shaquille, ti dukesh si një humbës. Kur e thua këtë, tingëllon sikur ke humbur.

Por unë nuk kam dëgjuar asnjë fjalë për ju. Fituesit marrin kontrollin e situatës dhe fajësojnë veten para së gjithash, duke kërkuar se ku mund të bëhen më të mirë. /albeu.com/


Shtuar 26.06.2022 11:52