Thiago pritet të largohet nga Liverpooli këtë verë

Liverpooli do të mbetet pa një mesfushor shumë të rëndësishëm nga vera e këtij viti.

Mesfushori spanjoll Thiago Alcantara do të largohet nga Liverpooli pasi do të mbetet lojtar i lirë ku do t’i përfundojë kontrata dhe ajo nuk do t’i vazhdohet nga skuadra angleze.

Në fakt as vet mesfushori spanjoll nuk është i interesuar të vazhdoj qëndrimin në Anfield dhe ka paralajmëruar largimin në fund të sezonit.

32-vjeçari ka kaluar gjithë sezonin i lënduar deri më tani dhe ka vetëm pesë minuta ndaj Arsenalit në ndeshjen e fundit.

Gjithsesi pas 98 ndeshjeve me fanellën e The Reds, Thiago do të largohet në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij pritet të jetë sërish në La Liga.

Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe skuadra nga Arabia Saudite, por dëshira e tij është që të rikthehet në vendlindje.

Real Betis, Valencia dhe Atletico Madrid kanë shprehur interesim për lojtarin, por nuk përjashtohet edhe mundësia që ai të rikthehet në Camp Nou te Barcelona që po e monitoron situatën e tij me lëndime. /Telegrafi/


Shtuar 10.02.2024 15:33