Theu rekordin e Scolarit, Tuchel trajneri me startin më të mirë në historinë e Chelsea

Thomas Tuchel shpejt arriti të shkruaj një pjesë të historisë te Chelsea. Gjermani është bërë trajneri me startin më të mirë të “blutë e Londrës” pasi ka regjistruar ndeshjen e 13 pa humbje.

Felipe Scolari ishte trajneri i cili mbante këtë rekord dhe pas tij vinin Mourinho dhe Ancelotti.

 

Ekipi londinez arriti të mposhte pastër Atleticon e Madridit në ndeshjen e dytë të raundit të 1/16 në Champions League duke siguruar një vend në cerek finale.

Tuchel ende nuk e ka shijuar humbjen që kur mori drejtimin, pas shkarkimit të Frank Lampard në janar, duke fituar 9 ndeshje dhe barazauar 4 në të gjitha garat. /albeu.com/

 

 


Shtuar 18.03.2021 16:30