Theo Hernandez vazhdon të tregojë javë pas jave se është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit.
Mbrojtësi francez gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e djeshme kundër Leçes dhe arriti të barazojë një rekord të vendosur nga një legjendë e klubit kuqezi.
Me golin e realizuar kundër Leçes, Theo Hernandez shënoi golin e tij të 29-të me fanellën kuqezi, duke barazuar Paolo Maldinin si mbrojtësi që ka shënuar më shumë gola në historinë e Milanit.
Edhe vetë Maldini, flamuri i kuqezinjve, e komplimentoi francezin për këtë arritje në rrjetet sociale: “Theo i madh. Ndryshimi i vogël është se mua m’u deshën 25 vjet, ty tu deshën 5 vite. Ti je i veçantë!”