Theo Hernandez rrezikon të mungojë ndaj Chelsea dhe Juves

Stefano Pioli dhe Milan kanë marrë një lajm aspak pozitiv nga lojtari i tyre kryesorë. Dëmtimi i Theo Hernandez në stërvitje me Francën ka bërë me ankth kuqezinjtë.

Menjëherë lojtari është larguar nga grumbullimi i kombëtares, teksa në “Casa Milan” do t’iu nënshtrohet edhe vizitave më të detajuara për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit.

Por sido që të jetë, lojtari e ka të sigurtë që do të mungojë ndaj Empolit në kampionat, por Pioli me shumë mundësi duhet të bëjë llogaritë pa Hernandez edhe në dy ndeshje të tjera të rëndësishme.

Në Champions League ndaj Chelsea dhe në kampionat ndaj Juventusit, pasi lojtari rrezikon të mungojë gjatë në fushën e blertë. / h.ll/albeu.com


Shtuar 20.09.2022 17:58