Dy klube të mëdha angleze po synojnë të transferojnë portierin gjerman Marc-André ter Stegen.
Interesi i Manchester Unitedit dhe Chelseat është shtuar pasi Barcelona nënshkroi me portierin Joan Garcian për 25 milionë euro.
Ky nënshkrim shihet si shenjë që koha e Ter Stegen te Barcelona mund të jetë drejt fundit dhe klubi katalunas po i bën presion kapitenit për të pranuar largimin.
Manchester United po shqyrton alternativa për portën, për shkak të dyshimeve rreth formës së Andre Onanës.
Chelsea gjithashtu dëshiron një portier me përvojë për rikthimin në Ligën e Kampionëve pasi nuk janë aspak të kënaqur me dyshen Sanchez-Jorgensen.
Barcelona pranon se do të kërkojë një ofertë të mirë për të lehtësuar largimin e portierit gjerman.
Një transferim në Ligën Premier shihet si zgjidhja më e mundshme për të gjitha palët, me portierin që do të ketë mundësi të përformojë në nivele të larta para Kampionatit Botëror të vitit 206.