Arsenal rikthehet tek fitorja pas humbjes me Liverpool (VIDEO)

Arsenal është rikthyer tek fitorja pas humbjes herën e fundit në Premier League ndaj Liverpool-it.

Djemtë e Arteta-s kanë mposhtur ekipin e Newcastle me rezultatin e pastër 2-0. Pjesa e parë ishte totalisht e dominuar nga “Topçinjtë” por rrjetën e portës nuk arritën ta gjenin duke e mbyllur pjesën e parë në barazimin pa gola.

Në pjesën e dytë Arsenali ishte më konkret dhe i kthjellët duke gjetur golin e avantazhit në minutën 56-të me anë të Saka. Presioni i Arsenalit ishte i madh dhe vetëm pak minuta më vonë, në të 66-tën ishte Martinelli i cili dyfishoi shifrat.

Me këtë fitore Arsenal rënditet e pesta në tabelën e Premier League me 23 pikë, ndërsa Newcastle në vendin e fundit me vetëm gjashtë pikë. Duket se sheikët me patjetër duhet të lëvizin gurët për të bërë një merkato dimërore të mirë për të arritur zonën e jashtë rrezikut për rënien nga kategoria./h.ll/albeu.com


Shtuar 27.11.2021 15:26