Telashe për Rejan, 3 titullarë mungojnë kundër Hungarisë

Tre kartonë të verdhë radhazi për tetë minuta lojë. Përveç humbjes 4-1, Shqipëria doli me pasoja të mëdha nga ndeshja e djeshme në Varshavë kundër Polonisë.

Trajnerit Edi Reja tani i duhet të bëjë pa tre titullarë në sfidën e radhës ndaj Hungarisë, që do të luhet të dielën në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Rei Manaj, Elseid Hysaj dhe Keidi Bare nuk do të jenë në dispozicion për takimin me Hungarinë.

Ndërkohë, në minutat 3, 7 dhe 11 në ndeshjen me polakët, u ndëshkuan njëri pas tjetrit Abrashi, Bare dhe Hysaj. Në pjesën e dytë, krahas Manajt për protesta, u ndëshkua edhe Gjasula, por ky i fundit nuk rrezikonte. Numrin e kartonëve e plotësuan vetëm Manaj, Hysaj dhe Bare.


Shtuar 3.09.2021 12:52