Shqiptari rreh brutalisht gruan në Greqi, gjendet në banesë shtrirë në tokë mes pellgut me gjak

Një 54-vjeçar me origjinë shqiptare ka goditur dhe plagosur rëndë gruan e tij brenda shtëpisë së tyre në Kalidë të Greqisë.

Ata jetojnë në katin e dytë të një pallati, dhe gjatë ushtrimit të dhunës ndaj bashkëshortes së tij, fqinjët kanë dëgjuar ulërimat. Ata menjëherë kanë lajmëruar policinë dhe autori është arrestuar tashmë.

Policia e ka gjetur gruan e 54-vjeçari shtrirë në tokë, të plagosur rëndë në kokë dhe rrethuar nga një pellg me gjak.

Gruaja u transportua në spital, ndërsa autori do të dalë përpara prokurorisë./albeu.com

 


Shtuar 3.09.2021 12:57