Drejtuesit e Milanit janë tëkuar me përfaqësues të sulmuesit shqiptar të Chelsea, Armando Broja dhe të anësorit Hakim Ziyech.
Të dy yjet e “Bluve” pëlqehen prej kohësh nga Maldini e Massara dhe transferimi i tyre do të tentohet në janar ose në verë.
Në krahun tjetër, përpos sulmit, është diskutuar edhe për mesfushën ku një nga lojtarët me predispozicionin më të lartë për t’u larguar është Ismail Bennacer.
Për algjerian ka shfaqur interes Liverpooli, por interes ka edhe nga La Liga./albeu.com