“Të mbash në pankinë është turp”, shpërthen argjenti i Melos

Agjenti i mesfushorit brazilian,Federico Pastorello, foli edhe për të ardhmen e Arthurit:

“Ai u zgjodh për Sarrin dhe le të themi se ai ka karakteristika, përfshirë ato fizike, që nuk shkojnë mirë me futbollin e Allegrit fjalët e agjentit në Tuttosport.

Në Torino janë të lumtur me Arthurin dhe si rifilloi pas operacionit, por të mbash një lojtar të këtij niveli në pankinë është turp.

Dhe pastaj është Kupa e Botës: Tite, trajneri i Brazilit, i tha Arturit se ai e ka vendin për të, por për aq kohë sa ju luani. Për janarin nuk përjashtojmë asgjë: Spanjën, por edhe Italinë apo Anglinë”.

Ndërkohë, Allegri e la mesfushorin jashtë për ndeshjen ndaj Venezias pasi ai u vonua në stërvitje. /albeu.com/


Shtuar 11.12.2021 13:45

Tags: ,