“Të lerë tani karrierën”, një këshillë e hidhur për Cristiano Ronaldon

Në moshën 37-vjeçare, Cristiano Ronaldo është ende një futbollist diferencial dhe një që nuk mund të konsiderohet kurrë i vdekur.

Falë etikës së tij të punës, portugezi arrin të luftojë me kohën, edhe pse nuk kursen askënd. Këtë sezon performanca e CR7 ka rënë, në një kompeticion si Premier League me shumë ritëm për futbollistin.

Kampioni i botës me Francën, Frank Leboeuf ka analizuar në ESPN momentin e yllit të Madeira:

“Nuk dua ta shoh Ronaldon dhe të më vjen keq për të, sepse ai ishte në krye për kaq shumë vite. Nuk dua që ai të bëhet një Lojtar normal, ai ka qenë një futbollist i jashtëzakonshëm për kaq shumë kohë. Unë do të preferoja që ai të linte karrierën e tij ndërsa është në krye në vend që të përpiqet të luajë edhe dy ose tre vjet.  /albeu.com/

Frank Lebœuf në një ndeshje miqësore


Shtuar 27.02.2022 16:55