Të gjithë e presim në Kombëtare, Broja rinis stërvitjen në Angli? (FOTO LAJM)

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja duket se ka lënë pas problemet me Covid-in që nuk e kanë lejuar t’i bashkohet ekipit komëbtar në përgatitjet për ndeshjen e Nations League.

Sulmuesi ditën e sotme ka postuar një story në “Instagram” i veshur me fanellën e Chelsea para se të nisë një stërvitje të përsonalizuar.

Shpresojmë që kjo të jetë një parapërgatitje për t’iu bashkuar më pas Kombëtares dhe të jetë i gatshëm për Izraelin në datën 10 Qershor në “Air Albania” dhe më pas për miqësoren me Estoninë në datën 13.

Kujtojmë Broja pati një sezon fantastik si i huzuar te Southampton dhe ardhmje e tij është e paqartë për shkak të interesit të disa skuadrave.

Gjithësi Broja do të jetë fillimisht pjesë e Chelsea në turnenun përgatitot në Amerikë dhe pas do të vendosë për gjithçka./albeu.com