Shihni perlën e Armando Brojës me Chelsea-n, është tjetër nivel (VIDEO)

Armando Broja është stërvitur gjatë kësaj kohe me ekipin e parë të Chelsea-t. Nën drejtimin e Tuchel, sulmuesi shqiptar po shënon në çdo ndeshje.

Fillimisht duke e nisur me golin e asistin me Peterbourgh, për të vazhduar me golin e shënuar në lojën e organizuar brenda klubit të Chelsea-t dhe për të përfunduar me Bournemouth. Këto realizime kanë ardhur me ekipin e parë të londinezëve.

Ndërkohë stafi drejtues kishte menduar që ta dërgonte dje Brojën për t’i dhënë ndihmë ekipit U-23 ndaj Ëoking. Goli i realizuar nga Armando Broja tregon fare mirë cilësitë e tij.

Shpejtësi e madhe dhe driblime që e karakterizojnë, për të përfunduar me super golin nga distanca që tregon nuhatjen e tij me portën. Për më tepër që kryevepra u realizua me këmbën e majtë, e cila nuk është e preferuara e Brojës. /Sport Ekspres/


Shtuar 1.08.2021 17:57