Të dy të dëmtuar, Messi dhe Verratti do të mungojnë nesër

Lionel Messi dhe Marco Verratti do të mungojnë në ndeshjen e nesërme jashtë fushe ndaj Angers.

Këtë gjë e ka bërë vetë të ditur Paris Saint-Germain në profilin e tij zyrtar.

“Messi ka një inflamacion te tendina e Akilit të majtë, ndërsa Verratti ka një efuzion pas kontuzionit të gjurit të majtë.”

Kështu të dy lojtarët do të mungojnë ndeshjen e nesërme në mbrëmje e cila luhet për raundin e 33-të të Ligue 1./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.04.2022 15:20