Lufta/ SHBA shtyn me 2 vjet dorëzimin e avionëve F-16 në Bullgari

Shtetet e Bashkuara kanë shtyrë me dy vjet dorëzimin e 8 avionëve F-16, të cilët tashmë janë paguar nga Bullgaria.

Kjo, për shkak të frikës nga rrjedhja e të dhënave sekrete për avionët në Rusi.

Lajmi është bërë i ditur nga “Euroactiv” dhe është raportuar nga “Novinite”, duke iu referuar opinionit të dy ish-ministrave bullgarë të Mbrojtjes.

Në fillim të prillit, Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen në Bullgari të 8 avionëve të rinj F-16 dhe pajisjeve përkatëse.

“Vonesa në dorëzimin e avionëve të rinj amerikanë F-16 mund të jetë për shkak të mungesës së besimit tek autoritetet bullgare, të cilat nuk kanë vërtetuar se mund të mbrojnë me siguri sekretet e NATO-s”, deklaroi ish-ministri Velizar Shalamanov.

Delyan Peevski është një miliarder, një manjat mediatik, i cili pasi u bë deputet, shpejt mori një certifikatë në vitin 2013 për të drejtuar Agjencinë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare.

Ish-kolegu i Shalamanov-it, Todor Tagaev pajtohet plotësisht me të.

“Bullgaria duhet të ndërtojë një sistem për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Ne vazhdojmë të lejojmë përfaqësuesit rusë MiG në bazën ajrore Graf Ignatievo. Ne kemi nevojë për një garanci 110% që asnjë rus nuk do të shkelë përsëri atje dhe se personeli i bazës nuk do të pijë vodka me rusët”, shtoi ish-kreu bullgar për Euroactiv./albeu.com


Shtuar 19.04.2022 15:21