Taulant Seferi është kthyer të festojë përsëri golat me fanellën e Bani Jas në Emiratët e Bashkuara Arabe.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, u cili është rregullisht pjesë e futbollistëve të ftuar nga trajneri Silvinjo, ka gjetur sot rrugën e rrjetës në ndeshjen që skuadra e tij fitoi ndaj Al Uahda në kampionat.
Seferi kishte shënuar gol që në javën e dytë të kampionatit, në fundin e muajit gusht e që atëherë, nuk ia kishte dalë të tundte më rrjetën me fanellën e skuadrës së tij.
Futbollisti ia doli të thyente “mallkimin” në minutat e fundit të ndeshjes së sotme. Ai barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1 në minutën e 84-t të sfidës, pas një penalltie të transformuar saktësisht. Më pas Bani Jas shënoi edhe golin e fitores në minutat shtesë të ndeshjes, duke marrë tre pikë të arta në javën e pestë.