Super Vedat Muriqi, i shënon Realit (VIDEO)

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një formë të mirë në La Liga. Sulmuesi “Dardan” sapo shënoi golin e nëntë këtë sezon me Mallorca-n.

Shtatlarti ka kaluar në avantazh skuadrën e tij pas 13 minutave lojë ndaj Real Madrid.

Sulmuesi dardan realizoi një super gol me kokë, pas një krosimi në zonë nga Rodriguez. Ky është goli i dytë që Muriqi i shënon Real Madrid, pasi më parë i kishte shënuar në “Santiago Bernabeu”.


Shtuar 5.02.2023 14:41