Sylvinho u ‘plotëson’ dëshirën tifozëve ndaj Suedisë, 5 ndryshime nga ndeshja me Kilin

Shqipëria do të luajë miqësoren e fundit të muajti mars ndaj Suedisë, nesër në orën 19:00 në Stokholm.

Pas humbjes me Kilin, kuqezinjtë kërkojnë të reagojnë ndaj nordikëve.

Megjithatë, mbetet një test miqësor që teorikisht vlen vetëm për trajnerin Sylvinho i cili duhet të qartësojë idetë për ekipin e Europianit.

Në “Friends Arena”, braziliani pritet të bëjë 5 ndryshime në formacionin titullar.

Armando Broja dhe Ernest Muçi janë thuajse të sigurtë nga minuta e parë në vendin e Rey Manaj dhe njërit mes Nedim Bajramit apo Taulant Seferit, me këtë të fundit që duket më pranë formacionit sesa fantazisti.

Më në fund do të shohim dy talentët më të mëdhenj shqiptar, Broja dhe Muçi të luajnë së bashku nga minuta e parë.

Një dëshirë kaq e kërkuar nga tifozët me dy lojtarët që shkëlqyen së bashku te Shpresat U21.

Edhe Jasir Asani ka gjasa të ulet në stol. 30 minutat e Arbnor Muçollit në Parma lanë një shije të mirë dhe pritet që atij t’i jepet shansi për një fanellë titullari.

Në portë rikthehet Berisha, ndërsa balotazh thuajse 50/50 ka mes Enea Mihajt dhe Marash Kumbullën.

Sulmues: Seferi, Broja, Muçolli
Mesfushor: Ramadani, Muçi, Asllani
Mbrojtës: Mitaj, Gjimshiti, Kumbulla, Hysaj
Portjer: Berisha


Shtuar 24.03.2024 16:59