Chelsea është në një situata të vështirë, për shkak se klubi do të shitet. Kjo ka bërë që edhe shumë klube të nisi të mendojnë për të marrë lojtarë nga kampionët e Europës në verë.
Përjashtim nuk bën as Real Madrid, që ka piketuar një lojtar të spikatur në mbrojtjen e skuadrës londineze.
“Mundo Deportivo” në Spanjë bën me dije se në radarët e spanjollëve është mbrojtës i Anglisë, Reece James.
22-vjeçari është nga lojtarët më të spikatur te Chelsea dhe me siguri pa 50 milion euro nuk do ta marrë rrugën për në Spanjë./ h.ll/albeu.com