Projekti i Superligës së Europës nuk ka perënduar aspak, të paktën duke gjykuar nga thashethemet që vijnë nga e përjavshmja gjermane Der Spiegel.
Konsulentët e agjencisë Flint janë punësuar nga kompania e themeluar nga Real Madrid, Barcelona dhe Juventus për të vënë dorë në projekt dhe për të bindur tifozët për anën pozitive të saj dhe domosdoshmërinë e këtij revolucioni në skenën e futbollit.
Pak a shumë, një punë lobimi që synon rikthimin e perspektivave të një gare që dukej e vdekur, por që të tre klubet besojnë se janë thelbësore për të rritur të ardhurat e tyre. Në këmbim, konsulentëve do t’u paguhet një tarifë prej 55 mijë eurosh në muaj, pa përfshirë shpenzimet.
Flint shpjegoi se, përveç nevojës për të ndikuar në opinionin e politikanëve, gazetarëve dhe korrespondentëve edhe me njoftime dhe ngjarje, është e nevojshme të ndryshohet ideja origjinale e Superligës, të ndalet formula e ftesës, ndalet projekti i mbyllur dhe në vend të kësaj, një Superligë që arrin të fitojë “zemrat dhe mendjet” e tifozëve.
Zgjidhja, sipas Flint, është të sigurojë ngjitje dhe rënie edhe nga Superliga. Për shembull, mund të krihojet një turne i ndarë në dy grupe: Super League 1 dhe Super League 2. Me promovime dhe rënie nga të dyja këto Superliga në mënyrë që t’i lënë vendin një skuadre që çdo vit, do të futej me një “Wild Card”, ose një ftesë e veçantë, shkruan Ora News.