Superkupa Juventus – Inter, përcaktohet vendi se ku do të luhet

Me tu mbyllur kampionati Presidenti i Lega Calcio, Paolo Dal Pino foli lidhur me të ardhmen për ‘Radio anch’io sport’ :

“Serie A ka nevojë për reforma më së shpejti. Ka një gjendje financiare që na detyron të reformohemi. Sistemi ynë ka 5 miliardë borxhe.

Me pandeminë Serie A ka humbur pothuaje 1 miliardë euro. Duhet të rinlacojmë Serie A për ta bërë kampionatin më të bukur në Europë. Ka shumë pika ku duhet punuar.

Duhet sakrificë nga lojtarët, skuadrat dhe duam të bëjmë cdo gjë me siguri të plotë. Vaksinat janë pika kryesore dhe po punojmë jo vetëm për Serie A”.

Më pas Dal Pino shtoi: “Reduktimi në 18 skuadra flitet prej kohësh. Do të kemi një Champions me më shumë ndeshje dhe sistemi nuk qëndron më në këmbë.

Një system me 5 miliardë borxhe ka nevojë për reforma. Nuk mund të përballojmë borxhe të mëtejshme. Po mendojmë përfshirjen në Champions të ekipit të fiton Coppa Italia.”

Nuk mungoi edhe pyetja lidhur me Superkupën, për të cilën Dal Pino u përgjigj:

“Liga ka një kontratë me Arabinë Saudite. Ndeshja e rradhës do të jetë në Arabinë Saudite me public. Inter-Juve do të jetë një publicitet i madh për futbollin tonë.

Ka shumë bashkëpunim mes federatave lidhur me futbollin femëror dhe të drejtat e njeriut ”- përfundoi ai.

Shtuar 24.05.2021 10:48