Ankimimet për Durrësin, përfaqësuesi ligjor i PD zbulon personat që intimiduan zgjedhjet

KAS është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesat ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun Durrës.

PD kërkon rivotim në të gjithë qarkun e Durrësit, duke shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 25 prillit ndërsa  LSI ka kërkuar rinumërim të të gjitha votave.

“Ardian Çela ka qenë nën akuzë si nënkryetar i Durrësit. Drejtuesi faktik i Durrësit ishte Vangjush Dako, anëtar i Kryesisë së PS-së, i lidhur me bandat e kriminelët. Kujtojmë se gjykata liroi Lulzim Berishën, pasi Dako kishte dhënë garanci për punësimin e tij në bashki”. deklaroi Logu.

“Po ashtu, Dako del në përgjime edhe në gazetën Bild, rezulton se ai telefonon anëtar të klanit kriminal Avdylaj . Jurgis Çyrbja ka dalë i përfshirë në veprimtari kriminale, Ilir Ndraxhi doli në përgjimet e Bild si njeri me të cilin flisnin kriminelët e Abdylajt. Rrahman Rraja njihet se familjarët e tij janë përfshirë në vepra të rënda kriminale. PD ka bërë 50 kallëzime në SPAK për abuzime. Kemi denoncuar disa persona, si të përfshirë në skemë kriminale në shit-blerje të votës në Durrës, Shijak dhe rrethina”, tha Logu.

Gjithashtu, përfaqësuesi ligjor i LSI-së ra dakord me parashtrimin e PD duke kërkuar rivotim.

Shtuar 24.05.2021 10:54