Superkompjuteri simulon shortin e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve

Mbrëmjen e së mërkurës u kompletuan 16 skuadrat e mbetura në Ligën e Kampionëve, pasi përfunduan ndeshjet e fazës së grupeve.

Të martën dhe mërkurën mbrëma u eliminuan klube të mëdha si Manchester Unitedi, Milani apo edhe Newcastle United.

Megjithatë, pjesë e garës për trofeun mbeten klube tjera të mëdha si fituesi aktual, Manchester City, nën-kampioni Interi, apo edhe Real Madridi, Barcelona dhe Bayern Munichu.

Përveç tyre, në fazën e 1/8-tës gjenden edhe Atletico Madridi, Paris Saint-Germain, Arsenali, Real Sociedadi, Borussia Dortmundi, Copenhagen, PSV, Napoli, RB Leipzig, Porto dhe Lazio.

Përpara shortit që mbahet të hënën, më 18 dhjetor nga ora 12:00, në Nyon të Zvicrës, faqja SportBible ka përdorur një simulator për të parashikuar se cilat ekipe do të ndeshen mes vete.

Simulatori i shortit krijoi disa ndeshje derbi, me kampionët në fuqi, City që u shortuan kundër gjigantëve francezë, Paris Saint-Germain.

Ndërkohë, Topçinjtë e Mikel Artetas përballen me një provë potencialisht të vështirë kundër skuadrës së Bundesligës, RB Leipzig.

Interi dhe Barcelona u hodhën në short për të luajtur me njëri-tjetrin ndërsa befasia e këtij edicioni, Copenhagen, do të përballet Borussia Dortmund.

Shorti i simuluar i fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve:

Napoli – Atletico Madrid

Inter – Barcelona

PSV Eindhoven – Real Madrid

Lazio – Real Sociedad

Paris Saint Germain – Manchester City

Porto – Bayern Munich

RB Leipzig – Arsenal

Copenhagen – Borussia Dortmund

/Telegrafi/