Faza e grupeve të Ligës së Kampionëve përfundoi mbrëmë, tashmë i njohim të 16 skuadrat pjesëmarrëse në play-off.
Shorti për raundin tjetër të turneut do të hidhet më 7 nëntor. Në 1/8 e finales, skuadrat që përfaqësojnë të njëjtin shtet ose që luajnë në të njëjtin grup në fazën e mëparshme të Champions League, definitivisht nuk do të takohen.
Ndeshjet e para të 1/8 finaleve të Ligës së Kampionëve janë planifikuar për 14/15 ose 21/22 shkurt, ndërsa ato të kthimit në 7/8 dhe 14/15 mars.
Superkompjuteri SuperJohn, i vendosur në Birmingham, parashikoi rezultatet e shortit për 1/8 e finales së Champions League.
Në parashikimin e tij, kompjuteri mori parasysh faktorë të ndryshëm: formën e ekipit, skuadrat, rezultatet e mëparshme, rezultatet historike midis klubeve, madje edhe ndikimin e sistemit VAR.
Ja çfarë ndodhi:
Napoli – PSG
Real Madrid – Eintracht
Chelsea – Leipzig
Porto – Milan
Man City – Inter
Bayern – Brugge
Tottenham – Borussia Dortmund
Benfica – Liverpool. /G.D albeu.com/