Efektivi i Burgjeve në Durrës kapet në flagrancë, dyshohet se po kalonte drogë për një të paraburgosur

Një punonjës i Policisë së Burgjeve është ndaluar në flagrancë në IEVP Durrës, pasi dyshohet se ka tentuar t’i dorëzojë një të paraburgosuri lëndë narkotike.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ngjarja u evidentua pas një analize risku ndaj punonjësve të identifikuar me prirje për t’u përfshirë në futjen e sendeve të ndaluara, si edhe falë informacionit të siguruar në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Të lidhura

None found

Burime zyrtare bëjnë të ditur se efektivi u pezullua menjëherë nga detyra, ndërsa gjatë kontrollit fizik atij iu gjet edhe një sasi tjetër e dyshuar lënde narkotike.

Në të njëjtën kohë, gjatë kontrolleve të zhvilluara në IEVP Fier, autoritetet zbuluan dhe sekuestruan dy telefona celularë dhe një fishë karikimi në ambientet e paraburgimit. Deri tani, nuk është identifikuar personi që i ka futur ato në institucion.

Të dyja rastet po trajtohen në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, ndërsa vijojnë veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të tyre.


Shtuar 25.06.2026 22:10

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasinoroyalmeritkingnakitbahisgrandpashabetbetparkbetpark girişbetpark girişbetparkGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetbetparkcasibompiabellacasinojojobet girişPusulabetRoyalbetPerabetmeritkingUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetmarsbahisholiganbet