Superiorja, Kategoria e Parë dhe Kupa vijnë me ndryshime, ndeshjet do të luhen me orar të ri

FSHF-ja disa ditë më parë ka barë të ditur edhe axhendën e Superiores, Kategorisë së Parë dhe Kupës së Shqipërisë për ndeshjet e ardhshme. Të gjitha ndeshjet vijnë me ndryshime.

Tashmë ekipet do të luajmë me orare të reja. Deri tani sfidat kanë startuar në orën 14:00 dhe në orën 17:00.

Ndërkohë duke filluar nga ndeshjet e javës së 29-të do të luhen në orën 15:00, 18:00 dhe në orën 19:00.

Edhe Kategoria e Parë do të luajë ndeshjet me orar të ri duke nisur që nga java e 27-të.

Ndërkohë edhe gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë do të luhen në orën 15:00 dhe në orën 18:00.


Shtuar 26.03.2024 15:09