Supergola dhe përmbysje e çmendur, Tirana e nis vitin me fitoren në derbi ndaj Dinamos

Tirana ka mundur me shifrat 3-2 Dinamon në derbin që nisi fazën e tretë të Superiores pas pushimit për festat e fundvitit.

Sfida mes dy skuadrave ishte e luftuar, por me dinamovitët që u treguan shumë konkretë teksa gjetën golin e avantazhit me Zabërgjën. Më pas, ata dyfishuan shifrat me Andonin dhe dukej se ishin në rrugën e duhur drejt një fitoreje.

Por brenda tre minutash bardheblutë shënuan dy herë me anë të Hoxhallarit e Deliut, për të barazuar shifrat dhe për të hapur plotësisht takimin. Më pas, ishte skuadra e Ahmatajt e cila kërkoi me ngulm fitoren dhe e gjeti atë falë penalltisë së Latifit që garantoi tre pikë të arta për bardheblutë në startin e vitit për t’i dhënë më shumë moral skuadrës.

DINAMO-TIRANA 2-3
25′ Zabërgja, 46′ Andoni / 56′ Hoxhallari, 59′ Deliu, 82′ (p) Latifi

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 të Tiranës.

90’+4’ Haxhiu nga e majta niset drejt zonës, por gjuajtja e tij diagonale ndalet nga Behiratçe.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Latifi i lë vendin në fushë Micit në fundin e pjesës së parë.

86’ Goditje dënimi nga e djathta e sulmit për Dinamon, Marku harkon për Denison i cili gjuan por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)

83’ Blutë pretendojnë nga ana e tyre për penallti pas një rrëzimi të Behiratçe në zonë, Jorgji bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

82’ GOOOL TIRANA! Përmbysën shifrat me Latifin i cili shënon nga pika e bardhë. (VIDEO)

80’ Penallti për Tiranën! Jorgji bën shenjë nga pika e bardhë pas një kontakti mes Behiratçe dhe Kaina. (VIDEO)

80’ Meta i lë vendin në fushë Kainas në fundin e ndeshjes.

79’ Pas një goditje dënimi, Lulaj provon me kokë, sfera shkon jashtë katërkëndorit.

77’ Smaçi hyn në fushë në vendin e Andonit te Dinamo.

76’ Një top nga e majta gjen Abazajn në shtyllën e dytë por ky i fundit nuk ia del të çojë sferën në rrjetë pak hapa larg portës. Aksioni më pas ndalet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

73’ Situata zhvendoset në anën tjetër ku Latifi nga e majta gjuan por nuk gjen portën dinamovite. (VIDEO)

72’ Zabërgja merr topin në qendër të zonës së Tiranës, gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtësit.

70’ Jonuzi i lë vendin në fushë Lushkjes në radhët e Tiranës.

69’ Abazaj provon një goditje parabël nga e majta, sfera kalon mbiu kryqëzimin e shtyllave të portës së Dinamos.

69’ Bamba merr vendin e Kaçorrit në radhët e Dinamos.

67’ Karton i verdhë edhe për Behiratçen.

67’ Mundësi e artë për Tiranën kur pas një harkimi nga e djathta, sfera nuk devijohet drejt portës fillimisht nga Abazaj e më pas nga Latifi. (VIDEO)

63’ Allmuça ndëshkohet me karton të verdhë nga Jorgji për protesta.

62’ Marku tenton një harkim për Zabërgjën, Abdullahu kupton gjithçka dhe bllokon sferën.

61’ Përgjoni ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

59′ GOOOL TIRANA! Berazohen shifrat. Aksion në të majtën i Abazajt, i cili më pas nis sferën drejt qendrës ku vjen Deliu i cili me një gjuajtje të saktë në hyrje të zonës mposht Salin (VIDEO).

56’ GOOOL TIRANA! Bardheblutë rihapin ndeshjen me Hoxhallarin i cili shënon me kokë pas një harkimi në një goditje dënimi nga e djathta e sulmit. (VIDEO)

54’ Haxhiu ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit ndaj Allmuçës për të ndalur kundërsulmin e bluve.

52’ Denison nga e majta futet drejt qendrës dhe tenton të gjejë golin me të djathtën, pa iu afruar portës së Abdullahut.

47’ Abazaj del me shpejtësi përpara dhe shfaqet para Salit, gjuajtja e tij nuk kalon portierin e dinamovitëve.

46’ GOOOL DINAMO! Start i jashtëzakonshëm i pjesës së dytë! Një top i gjatë para nga dinaovitët largohet nga Abdullahu me kokë por Andoni gjuan fluturimthi nga distanca dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

46’ Asnjë ndryshim në fillimin e pjesës së dytë, skuadrat paraqiten me të njëjtët lojtarë në rifillimin e sfidës.

45’+3’ Mbyllet me avantazhin 1-0 të Dinamos pjesa e parë e takimit.

45’+2’ Pas një harkimi në zonë, topi shkon te Hoxhallari i cili tenton fluturimthi nga e majta me një kthesë, duke mos gjetur portën e Salit. (VIDEO)

45’+1’ Kaçorri shfaqet përsëri nga e majta si në aksionin e golit, por këtë herë pasimi i tij në qendër nuk gjen Zabërgjën.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Qarkullim i gjatë i topit i Dinamos që po mundohet të administrojë këto minuta në pritje të fundit të pjesës së parë.

40’ Aksion i shpejtë nga ana tjetër i Denison i cili nxjerr Markun në pozicion krosimi në të djathtën, Abdullahu kontrollon gjithçka me daljen në shtyllën e parë.

39’ Përgjoni gjuan nga jashtë zonës, topi bllokohet përsëri nga mbrojtësit e bluve.

35’ Reagim i vakët i Tiranës pas golit, pasi bardheblutë nuk ia dalin të zhvendosen rrezikshëm para portës kundërshtare për të tentuar barazimin.

27’ Mundësi e shpejtë e Tiranës për të barazuar shifrat me një aksion të Latifit nga e djathta ku ai nxjerr edhe Salin nga porta, por pastaj çon topin te Deliu i cili nuk çon sferën në portë, pasi ndalet nga mbrojtësit.

25’ GOOOL DINAMO! Kundërsulm i shpejtë i dinamovitëve të cilët nisen me shpejtësi me një kombinim Vila-Denison. Ky i fundit nis Kaçorrin nga e majta ku ai më pas harkon në shtyllën e dytë për Zabërgjën i cili dërgon topin në portën e Tiranës. (VIDEO)

22’ Marku nga e djathta bën slalom mes mbrojtësve të Tiranës, por pasi hyn në zonë, nuk ia del që të gjejë portën e bardhebluve.

18’ Provon edhe Jonuzi nga jashtë zonës, sfera kalon mbi katërkëndorin e Salit. (VIDEO)

14’ Tentativa e parë drejt portës është e Metës, i cili provon fluturimthi nga jashtë zonës, pa gjetur katërkëndorin e skuadrës dinamovite. (VIDEO)

12’ Ndeshja vazhdon me shumë luftë sportive, kryesisht në mesfushë, pa momente të rrezikshme para portave.

6’ Lojë e ashpër që në minutat e para të sfidës dhe Andoni përfundon i pari në listën e të ndëshkuarve më të verdhë nga kryesori Jorgji.

1’ Nis dueli në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Sali, Marku, Behiratçe, Janku, Allmuça, Lorran, Andoni, Zabërgja, Denison, Vila, Kaçorri
Trajneri: Dritan Mehmeti

TIRANA: Abdullahu, Doka, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Jonuzi, Deliu, Meta, Haxhiu, Abazaj, Latifi
Trajneri: Julian Ahmataj /panoramasport/


Shtuar 12.01.2024 16:58

Tags: ,