Super Harry Kane, Tottenham kalon në fazën tjetër të “Conference League” (VIDEO)

Tottenham ka arritur të fitojë lehtësisht ndaj skuadrrës portugeze, Ferreira.

Pavarësisht që humbën ndeshjen e parë (0-1), Spurs ia dolën ta përmbysin rezultatin në takimin e dytë për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencave.

Ylli anglez, Harry Kane kaloi vendasit në epërsi pas vetëm nëntë minutave.

I dyti shënoi sërish për të dyfishuar epërsinë (35′).

Kurse, goditjen finale ia dha Lo Celos (70′).

Me këtë fitore, Tottenham tani është kualifikuar në fazën e grupeve dhe së shpejti do mësojë kundërshtarin pas hedhjes së shortit.


Shtuar 26.08.2021 22:42